18,12,2024

Mustafa: Me Svarçën, Ferizaj do të qeveriset pa korrupsion dhe pa krim

Must Read

LDK-ja e meriton të fitojë, sepse LDK-ja dhe Muharrem Svarça di të punojë pa korrupsion dhe pa krim. Andaj, Svarça do të punojë për zhvillim të Ferizajt, di të punojë me qytetarët dhe për interesa të qytetarëve, ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot pasdite në tubimin elektoral në Ferizaj.

Kryetari Mustafa deklaroi se orientimin për qeverisje të mirë mund ta bëjë vetëm LDK, dhe se do t’i mundin të gjithë kundërshtarët politik me Muharrem Svarçën. Ai pohoi se fitorja është e LDK-së jo vetëm në Ferizaj, por në gjithë Kosovën

E kandidati për kryetar Muharrem Svarça duke treguar se në qeverisjen e tij kanë realizuar projekte të shumta si në infrastrukturë, shëndetësi, arsim, kulturë, sport, punësim, tha se për mandatin e ardhshëm do të vijnë projekte më tutje edhe më të rëndësishme dhe më të dobishme për qytetarët e Ferizajt.

Sipas tij, sot Ferizaj është vend i zhvillimit të ekonomisë dhe industrisë, dhe është vendi më atraktiv për zhvillim të biznesit.

Ai tha se sot Ferizaj është shndërruar në fuqinë kryesore ekonomike të Kosovës, sepse tashmë përmbush buxhetin e Kosovës me 360 milionë euro dhe në mënyrë të drejtpërdrejt ndikon në zhvillimin e gjithmbarshëm, për këtë Sfarça kërkoi votën e qytetarëve të Ferizajt edhe për një mandate si kryetar i komunës.

Ai ka shtuar se do të këmbëngulin te Qeveria e Kosovës që përfundimisht të gjejnë zgjidhje hekurudha e qytetit, spitali rajonal, stadiumi i futbollit, trajtimi i ujërave të zeza, sigurimi i ngrohjes përmes djegies së mbeturinave si dhe funksionalizmi i trafikut urban e të tjera. Po ashtu ai tha se do ta zgjidhin edhe problemin e ujit të pijes, për fshatin Dardani, Zllatar, Greme dhe në Rakaj.

Kryetari i deritanishëm ka thënë se janë asfaltuar mbi 400 kilometra rrugë me infrastrukturë përcjellëse, trotuare, shtigje për biçikleta, ndriçime, kanalizime dhe të tjera.

Për bujqësinë e Ferizajt gjatë katër viteve të kaluara, ai tha se janë investuar mbi 10 milionë euro, si rast i veçantë në rajon është bërë subvencionimi i kamatave bankare për fermerët bujqësor, si dhe në qeverisjen e tij kanë hequr të gjitha taksat komunale për biznese dhe kanë krijuar ambient të favorshëm për biznese, duke krijuar katër mijë biznese me 5 mijë punëtorë të rinj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img