14,09,2025

Mustafa kundërshton Thaçin pse përmes Facebook’ut kërkoi 100 mijë $ për Hjustonin

Must Read

“Si Kryeministër e kam konsideruar të dhembshme dhe serioze fatin e viktimave dhe mbi një milion njerëzve të zhvendosur nga përmbytjet në Houston. Prandaj edhe ndihmën që mund ta japë Kosova. Për këto çështje presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me facebook të dielen, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e saj”, ka shkruar Mustafa në Facebook, transmeton Express.

Ndërsa, ministri i Financave, Agim Krasniqi në një bisedë telefonikë për Express ka thënë se një shumë e tillë mund të ndahet në mbledhjen e radhës.Sidoqoftë, Thaçi i ka kërkuar, sot, Isa Mustafës t’i ndajë 100 mijë dollarë për t’i dërguar në Hjuston pas uraganit Harvey, ku ka pasur dhjetëra viktima dhe shkatërrime të mëdha. Presidenti i Kosovës ka thënë se Kosova ka probleme me varfërinë, por, ka thënë se Kosova duhet të ndihmojë amerikanët për shkak të kontributit të tyre për Republikën e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img