27,12,2024

Mustafa: Jemi në pritje të vendimit politik për vizat

Must Read

mustafa-ss-690x380

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë sot se ende nuk ka ndonjë qëndrim lidhur me modalitetin e liberalizimit të vizave.

“Kemi shkrime të llojllojshme, kemi deklarata të llojllojshme, mirëpo jo deklarata zyrtare. Çfarë është e sigurt tani, është se ne i kemi plotësuar kushtet teknike, të gjitha kriteret, por edhe tetë rekomandimet të cilat janë dhënë”

” Komisioni i cili ka qenë para tre javësh këtu e ka dhënë raportin në Bruksel dhe Komisioni po ashtu ka konstatuar se ne i kemi plotësuar këto. Ka mbetur tani që Komisioni Evropian të procedojë më tutje, mirëpo është në vullnetin e Komisionit Evropian vendimi politik, sepse tani pritet vetëm vendimi politik”, tha Mustafa  gjatë vizitës që i bëri sot Komunës së Hanit të Elezit.

Ai nuk ka dashur të flas në emër të Komisionit Evropian se kur kjo do të ndodhë.

“Ne kemi kërkuar që të kemi takime me Komisionin Evropian dhe jemi në lidhje me ta, dhe do të mundohemi që sa më shpejtë të kemi informata, ta shtyjmë këtë proces dhe qytetarët tanë këtë vit të udhëtojnë pa viza. Mirëpo, natyrisht se vendimi u mbetet institucioneve të Bashkimit Evropian”, shtoi kreu i Qeveris

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img