10,09,2025

Mustafa flet për listën e LDK’së, thotë se do të zbulohet të hënën

Must Read

Me këtë rast, Mustafa ka thënë se deri tashti i kanë treguar qytetarëve se si e ka qeverisur vendin LDK-ja, “andaj në të ardhmen do të ketë rritje edhe më të lartë të zhvillimit ekonomik dhe vende të reja të punës”, njofton Koha Ditore.

Sipas Mustafës, lista e kandidatëve të LDK-së do të publikohet të hënën nga KQZ-ja e cila, sipas tij, përbën unitetin e plotë të partnerëve të koalicionit.

“Listën tonë e ka bërë LDK-ja, andaj luhatje të individëve nuk ka pasur dhe nuk shohim asnjë rol të veçantë të ndonjë individi aty, sepse ne e shohim si kandidat të veçantë vetëm kandidatin tonë për kryeministër Avdullah Hoti”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq Avdullah Hoti, i nominuar nga LDK-ja për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit, ka thënë se kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti ka bërë punë të jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe të qeverisjes “sepse në fillim të mandatit e ka gjetur buxhetin e komunës me rreth 9 milionë euro, ndërkaq pas tri vitesh e ka rritur buxhetin e investimeve deri në 15 milionë euro”.

Ai është zotuar se “gjatë qeverisjes se ardhshme do ta trefishojë këtë shumë”, derisa ka kërkuar mbështetjen e simpatizantëve dhe të strukturave të LDK-së në Lipjan.

“Në të ardhmen do t’i realizojmë edhe tri projekte madhore duke e kompletuar zonën ekonomike me 1.4 milion euro për 110 biznese të reja, pastaj trajtimin e ujërave të zeza dhe e gjithë rrjedha e lumit Sitnica do të mbrohet nga ujërat e zeza për të lejuar që të kultivohet bujqësia në atë pjesë. Gjithashtu jemi duke e finalizuar studimin e fizibilitetit për ujitjen e 40 mijë hektarëve të tokave bujqësore në Lipjan-Ferizaj-Viti nëpërmjet Iber Lepencit i cili investim do të kushtoj 200 milionë euro”, ka thënë Hoti.

Ai ka theksuar se 20 mijë familje do ta sigurojnë standardin dhe të ardhura nga punimi i tokës bujqësore, ndërkaq do të ketë ndryshime edhe në subvencione për fermerë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img