14,09,2025

Mustafa: Adem Demaçi, simbol i sakrificës dhe rezistencës

Must Read

Në telegramin e urimit, kryeministri Mustafa, ka thënë se Adem Demaçi, me vullnet dhe vetëmohim të pashembullt e sakrifikoi pjesën më të madhe të jetës së tij në shërbim të kauzës kombëtare për liri.

“Adem Demaçi, ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës lirisë së Kosovës, duke e kaluar krejt rininë në burgjet e regjimit okupator. Me veprimtarinë e tij në shërbim të lirisë së Kosovës, Adem Demaçi u bë simbol i sakrificës dhe rezistencës, duke motivuar breza të tërë të kosovarëve që të mos heqin dorë nga lufta e drejtë për liri, pavarësi dhe demokraci, synime që u bënë realitet pas rezistencës paqësore dhe luftës çlirimtare, e ndihmuar fuqishëm nga miqtë ndërkombëtarë, në krye me SHBA-të”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa, në telegramin e urimit. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img