01,07,2025

Mushkolaj: Pikërisht kur është dashur të veprojë, Jahjaga ka dështuar

Must Read

mushkolaj-2801161


Njohësi i çështjeve poltike Imer Mushkolaj, ka thënë se presidentja e cila sot u largua përfundimisht nga ky post Atifete Jahjaga, ka dështuar pikërisht në ato momente kur nuk duhej, shkruan GazetaBlic.

“Pikërisht në rastin kur është dashur të veprojë, ajo ka dësëhtuar”, ka thënë Mushkolaj në Rubikon.
Sipas tij, për këtë gjë partitë politike nuk e kanë respektuar fare.

“Për këtë, partitë politike e kanë përçmuar. Ajo erdhi në shtet si produkt i pamundësisë së këtyre liderëve partiakë për të mos gjetur një zgjidhje”, ka shtuar ai.

Mirëpo, megjithëkëtë, ai ka thënë se Jahjaga në vendet e jashtme së paku ka lënë një përshtypje pak më të mirë.
“Të paktën jashtë krijonte përshtypjen që po e përfaqëson mirë vendin”, ka deklaruar Mushkolaj.

Por, ashtu si ai u shpreh, ish-presidentja më shumë përpiqej të krijonte një maskë për jashtë, sesa të sillte ndonjë ndryshim për Kosovën. /GazetaBlic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img