06,01,2025

Murati: Mbrëmë, para betimit, Vjosa Osmani ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i “Guxo” dhe ka dorëzuar mandatin e deputetes

Must Read

Këshilltari ligjor i presidentes, Artan Murati, ka konfirmuar për dorëheqjen e të parës së vendit, Vjosa Osmanit, nga iniciativa “Lista Vjosa”, si dhe ka dorëzuar mandatin e deputetes.

Murati këtë gjë e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, një ditë pasi Osmani u shpall presidente e vendit, shkruan Gazeta Express.

“Presidentja e vendit, znj. Vjosa Osmani Sadriu, mbreme, para dhenies se betimit si Presidente, ka dhene doreheqje nga te gjitha funksionet politike e partiake nga Iniciativa “Lista Vjosa””, ka shkruar ai.

“Njekohesisht, ajo ka dorezuar edhe mandatin e deputetes se Kuvendit te Republikes se Kosoves, para dhenies se betimit si Presidente e vendit, pas perfundimit te votimit”, thuhet tutje në postimin e Muratit.

Ashtu siç e përcakton neni 88, pika 1 dhe 2 e Kushtetutës, “Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik” dhe “Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike”. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident tragjik në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, humb jetën shoferi

Sot më 4 janar 2025, rreth orës 07:10, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img