02,05,2024

‘Mural Fest’ hapë konkurs për krijuesit e artit figurativ

Must Read

Festivali i muraleve organizohet në qytetin e Ferizajt dhe ka karakter ndërkombëtar, shkruan KultPlus.
“Mural Fest” është festivali i cili synon të jetë promotor i nismave të ndryshme që kanë për qëllim shprehjen artistike rreth problemeve të shoqërisë përmes artit. Ky festival organizohet në qytetin e Ferizajt dhe ka karakter ndërkombëtar, dhe praktikohet në shumë vende të botës, po tash për herë të dytë edhe në Kosovë. Festivali fillon më datë 17 maj dhe mbaron më 24 maj.

“Mural Fest” tashmë ka hapur konkurs për 3 krijime (skica) për festivalin e muraleve.
Tema është “Mbrojtja e mjedisit”, ndërsa konkurrimi është i hapur për të gjithë krijuesit figurativ nga Kosova dhe bota, të cilët mund të prezantojnë idetë e tyre (vizatime, piktura, apo në teknika të tjera kreative të përshtatshme për t’u realizuar në hapësira të mëdha, përkatësisht në formë murali)
Krijuesit mund të konkurrojnë deri me nga tre punime origjinale duke u bazuar në piken 1 të konkursit. Punimet e realizuara duhet të shënohen me emër, mbiemër dhe adresë të autorit. Punimet duhet te dërgohen në mënyrë elektronike, të fotografuara apo të skanuara,me kualitet të mjaftueshëm për shqyrtim dhe të dërgohen në muralfestfer@gmail.com deri më 01 maj, ndërsa publikimi I rezultatit bëhet më datë 03 maj.
Punimet do të vlerësohen nga juria profesionale e cila bënë përzgjedhjen e 3 skicave fituese. Krijimet e autorëve fitues do te shpërblehen me nga 300€ dhe të njëjtat punime do të realizohen në hapësira të caktuara murale në qytetin e Ferizajt.
Festivali MURAL FEST organizohet në bashkëpunim me shoqatën e artistëve figurativ “Zef Kolombi” Ferizaj, dhe me Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img