24,10,2025

“Mungesë të mbikëqyrjes së aktiviteteve të prokurimit nga ana e KRPP-së”

Must Read

Demokracia Plus sot ka mbajtur një tryezë diskutimi lidhur me punën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) dhe procesin e monitorimit të aktiviteteve të prokurimit aga ana e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).
Gjatë kësaj tryeze, lidhur me këto dy institucione janë publikuar dy raporte të ndara, të cilat paraqesin problemet kryesore që ndikojnë në gjithë sistemin e prokurimit publik. Menaxheri i Programit në D+, Isuf Zejna, përmendi parregullsitë në OShP, si institucion kompetent për të vendosur për ankesat e ushtruara nga kompanitë ankuese. Ai si problem kryesor përmendi çështjet siç janë mos konsistenca e vendimeve dhe vonesat në vendimmarrje. Ndërsa, Rrita Ismajli, hulumtuese në D+, tha se ka mungesë të mbikëqyrjes së aktiviteteve të prokurimit nga ana e KRPP-së, veçanërisht në fazën pas dhënies së kontratës.

Ajo theksoi se do të ishte më së i nevojshëm adaptimi i monitorimit të plotë të kontrollit ex-ante dhe ex-post në këto aktivitete. Kryetari i OShP-së, Blerim Dina mos konsistencën e vendimeve e arsyetoi me rrethana të ndryshme që dalin nga rasti në rast, e që sipas tij nuk duhet të krijohen shabllone në vendimet që merr paneli shqyrtues. Ndërsa për vonesat në vendimmarrje fajësoi autoritetet kontraktuese, pasi nuk dorëzojnë dosjet me kohë. Anëtari i Bordit të KRPP-së, Sami Uka, tha se monitorimi që bën KRPP, pavarësisht numrit të vogël të zyrtarëve, ka pasur efekt në evitimin e mangësive në prokurim publik, por jo edhe në luftën kundër korrupsionit. Ai ndër tjera shtoi se është e pamundur që të monitorohen rreth gjashtë mijë njoftime që bëhen në vit me numrin aktual të zyrtarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img