24,10,2025

‘Mungesa e Qeverisë, shtyn liberalizimin’

Must Read

Njohës të çështjeve të integrimeve evropiane dhe analistë politik thonë se vonesa e krijimit të Qeverisë mund të ketë efekte negative në procesin e liberalizimit të vizave.

Analisti Adrian Çollaku, konsideron se pikërisht vonesa e krijimit të Qeverisë nga kush do qoftë, mund të shtyje edhe më tepër geton e kosovarëve.

“Po natyrisht se do ta shtyjë sepse është një proces i cili ka mbet në gjysmë dhe është një nga kushtet për liberalizimin e vizave. Sa do që vonohet krijimi i Qeverisë do të vonohet edhe ky proces”, tha ai për Tribuna Channel.

Për këtë ai bënë fajtor spektrin politik, që edhe për vitet e kaluara Kosova pati regres në fushën e integrimeve evropiane.

Edhe profesori i së Drejtës Ndërkombëtare Afrim Hoti ndanë mendimin se vonesa e krijimit të Qeverisë mund ta shtyjë edhe më tutje këtë proces.

Madje për këtë ai e sheh edhe një fajtor.

Hoti konsideron se qeverisja e kaluar e Isa Mustafës  në një  mënyre është fajtore sa i përket ngecjes së liberalizimit të vizave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img