Ferizaj.17.02.2018. Kryetari i LDK-së dega në Ferizaj, dhe ish kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka uruar qytetarët e Komunës së Ferizajt me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
“Tani më shumë se kurrë, e kemi shansin që t’i tregojmë mundësitë tona për ta ndërtuar jetën më të mirë dhe shtetin më të fortë, me punë, me përkushtim dhe me besim se Kosova do të jetë një vend ku do t’i sendërtojmë ëndrrat tona” ka thënë Svarqa në urimin e tij.
Urimi i plotë i kryetarit të LDK-së dega Ferizaj, Muharrem Svarqa
Të nderuar qytetarë të Ferizajt, kemi kaluar së bashku dhjetë vjet të shtetndërtimit të Kosovës, duke besuar në të sotmen dhe në të ardhmën më të mirë, që po ndërtohet në liri kombëtare e njerëzore. Kemi arritur shumë gjatë këtyre dhjetë viteve, por jo aq sa kemi shpresuar dhe aq sa do të dëshironim.
Tani më shumë se kurrë, e kemi shansin që t’i tregojmë mundësitë tona për ta ndërtuar jetën më të mirë dhe shtetin më të fortë, me punë, me përkushtim dhe me besim se Kosova do të jetë një vend ku do t’i sendërtojmë ëndrrat tona dhe ku do ta gjejnë perspektivën e mirë brezat e ardhshëm.Gëzuar 10-vjetori i Pavarësisë!
Muharrem Svarqa Kryetar i Degës së LDK-së në Ferizaj