19,12,2024

MSA dëmton Kosovën deri në 30 milionë euro (Video)

Must Read

institucionet-nuk-e-din-euml-se-kush-do-ta-n-euml-nshkruaj-euml-msa-n-euml-video_hd

 Nga sot kur ka filluar së zbatuari Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA), Dogana e Kosovës do të vjelë më pak të hyra nga taksat doganore.

“Nga ulja e taksave përgjatë një viti Dogana e Kosovës parashihet të vjelë nga 24 deri në 30 milionë euro më pak. Por, Unioni Evropian ka ndarë edhe fonde për Kosovës për humbjet që i bëhen asaj nga zbatimi i marrëveshjes së MSA-së”, ka thënë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Sipas tij, marrëveshja e MSA-së është e ndarë në tre kapituj: Kapitulli industrial, bujqësor dhe peshkataria një lëmë i veçantë.

“Te disa produkte vitin e parë tatimi doganor nga dhjetë për qind sa është tani, do të bjerë në tetë për qind. Vitin e dytë do të jetë gjashtë për qind, vitin e tretë katër për qind dhe vitin e katërt dy për qind, ndërsa pas vitit të katërt do të jetë zero për qind”, ka thënë Stavileci.

Ai shtoi se shtatë vjet është koha e maturimit të Marrëveshjes, faktikisht atëherë lirohen nga tarifat doganore edhe ato produkte të cilat kanë taksë, p.sh automjetet, që janë produkt për të cilët qytetarët kanë mjaftë interesim.

Intervistën e plotë me Stavilecin mund ta ndiqni në videon e bashkëngjitur./Tribuna/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img