09,01,2026

MPJ: Kosova nuk ka masa reciprociteti me Bosnjën për lirinë e lëvizjes

Must Read

Reagimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës vjen pas raportimit të disa medieve në Kosovë se automjeteve me tabela të Bosnjë e Hercegovinës u është ndaluar hyrja në Kosovë, si masë e re e reciprocitetit ndaj Bosnjë e Hercegovinës. Mediet kanë raportuar se një numër i automjeteve është kthyer në vendkalimin kufitar në Mendarë.

Xhemaj ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme i informon qytetarët se nuk do të ketë pengesa për lëvizjen e lirë të automjeteve me tabelat e Bosnjë e Hercegovinës.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhje për vonesat e djeshme dhe pengesat”, ka thënë Xhemaj.

Megjithatë, ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës ekziston regjimi i vizave, kështu që qytetarët e të dyja vendeve duhet të pajisen me viza në mënyrë që të udhëtojnë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes Ali Sadriu, ish-ministër i Financave

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare, Ali Sadriu, ish-ministër i Financave dhe ish-drejtor ekzekutiv i QKUK-së. Lajmin për vdekjen e tij...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img