27,12,2024

MPJ demanton lajmin për kosovarin e vdekur në Hungari

Must Read
Kufiri Hungari-Serbi

“Ambasada jonë në Hungari përmes rrugëve zyrtare ka komunikuar me autoritetet kufitare dhe një informacion i tillë është mohuar të paktën sipas tyre nuk ka ndodhur në anën hungareze të kufirit. Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd është duke komunikuar edhe me palën serbe për të marrë informacione nëse ngjarja është e vërtetë apo jo”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Në komunikatë poashtu thuhet se “komunikimi me autoritetet serbe është vështirësuar edhe për shkak të kolonave të gjata që kanë ndodhur në pikat kufitare të këtij shteti nga ana e Kroacisë dhe Hungarisë”.

Ministria e Punëve të Jashtme poashtu ka ftuar bashkëqytetarët që të shfrytëzojnë pika kufitare tjera dhe rrugë alternative pasi ka një numër të madhë të vizitorëve nga shumë shtete të rajonit që po i shfrytëzojnë rrugët nëpër Serbi për t’u kthyer në vendet e tyre për festat e fundvitit.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img