05,02,2026

Mozzik publikon versionin e “Madam” të On Records, thotë se nuk e ka vjedhur

Must Read

Ka lindur edhe një betejë e re mes On Records e reperit Mozzik Më herët, labeli On Records ka larguar nga YouTube këngën e Mozzikut “Madam”, me pretendimin se ata e kishin punuar këtë këngë, por versioni i Mozzik-ut është ndryshe. Ai me anë të disa videove në InstaStory ka shfaqur këngën me një tjetër instrumental, duke lënë të kuptohet se ai ishte versioni i incizuar në studion e On Records, gjë që e pranon edhe vet reperi, shkruan rtv21.tv. Mirëpo ai thotë se kjo këngë nuk i ka pëlqyer askujt, andaj e ka lënë këtë projekt, e pas daljes nga On Records e ka incizuar në një tjetër studio, me një beat tjetër. Mbetet të shihet nëse kënga do të rikthehet në YouTube apo jo./21Media

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img