25,12,2024

Mozzik ‘nxehet’ keq ndaj Lorendanës: Dashuria s’njeh para e famë, por te t’i njeh

Must Read

Loredana mbrëmë ka qenë e ftuar në emisionin “NIN” ku edhe ka folur si kurrë më parë për ndarjen nga reperi, Mozzik me të cilin ka një vajzë.

Ajo u shpreh se vazhdon ta respektojë dhe të ketë raporte të mira me reperin pasi në fund të fundit ai është babai i vajzës së saj.
Por, deklaratat e reperes, Mozziku i ka quajtur gënjeshtra, madje se ajo po përdor emrin e Hanës për t’u viktimizuar.
Reperi ka bërë një reagimi të gjatë përmes disa postimeve menjëherë pas intervistës së Loredanës.

“Ti je nanë, e një nënën nuk i ka hije me gënjy, sepse është ligësi.. e një nanës nuk i ka hije me gënjy. E atë engjullin e vogël mos e përdor me u viktimizu, me u bë viktimë, kinse e dashur.. çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit.

Sepse është fëmijë ende, normal që e don të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë! Mua më njef ti, familja jote, rrethi yt kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin edhe ty. Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë por ja që te ti po njifka sepse je shumë e re në këtë lëmi”, ka shkruar ndër tjera Mozziku.

Më poshtë postimet e Mozzik:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img