18,12,2025

Mourinho ‘shpërthen’ kundër Manchester United

Must Read

Manchester United pësoi debakël në ‘International Champions Cup’ nga Liverpooli me rezultat 4:1, ku njërin nga golat për ‘The Reds’ e shënoi Xherdan Shaqiri.
Mourinho pas ndeshjes, u shpreh i qetësuar me situatën në skuadrën e tij, ku thotë se iu ka dhënë drejtuesve pesë emra të lojtarëve për t’u transferuar, dhe asnjëri prej tyre nuk ka mbërritur në ‘Old Trafford’ deri më sot.
“Unë do të doja t’i kem edhe dy lojtarë në skuadër, ndoshta nuk do t’i kam dy, ndoshta do ta kemi një më shumë, është e mundur… I kam dhënë klubit një listë me pesë emra që do të doja t’i kem, dhe deri sot nuk ka ardhur asnjëri”, ka deklaruar Mourinho.
“Dhe nëse nuk kemi më transferime, ne do të vazhdojmë të luftojmë, të punojmë dhe besojmë në atë që kemi”./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

Një rast shqetësues ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku një fëmijë 13-vjeçar ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img