17,01,2026

Mourinho paralajmëron: Ky do të jetë sezon i vështirë për United

Must Read

Trajneri portugez ka ngritur zërin pas humbjes 1-0 që Manchester United arriti ndaj Bayern Mynih në miqësore.
Kjo ishte sfida e fundit e “djajve të kuq” në këtë periudhë, ndërkohë që të premten do të luajë në sfidën hapëse të Premier League ndaj Leicester.
Më tej, trajneri Mourinho shprehet: “Unë ua kam bërë të qartë drejtuesve të klubit se për çfarë kemi nevojë dhe pres në këto ditë të mbetura të merkatos që diçka të ndryshojë. Rivalët tanë janë përforcuar dhe kanë ekipe fantastike, ndërsa ne kemi mbetur në vendnumëro. Ndaj e shoh këtë sezon të vështirë, ndërkohë që na kanë munguar mjaft titullarë për shkak të Botërorit. Vështirë të bëj një parashikim për sezonin e ri. Nuk e di”, deklaroi Jose Mourinho.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img