19,11,2024

Motra e Haklajve flet për herë të parë: Si i nxiti Saliu vrasjet në Tropojë, na nxori nga varret

Must Read

Zylfije Haklaj, motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt ka folur për herë të parë në lidhje me vrasjet që tronditën Tropojën dhe nuk ka nguruar të hedhë akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
E ndodhur në Suedi prej vitit 2000, ku edhe ka marrë azil politik, në një intervistë për Muhamed Veliun e Elton Qynon, të Shqiptarja.com, “Shota e Haklajve” tregon se si shkaktoi zinxhirin e vrasjeve në Tropojë Sali Berisha dhe arsyet që sollën në përplasjet e tij me fisin Haklaj.
Ajo shprehet:
“Saliu është njeri që na shau, na vrau dhe na nxori edhe nga varret.
Ai njeri na përzuri nga trojet tona shekullore dhe vazhdon të lakojë emrin e familjes sonë, në një kohë kur pas vrasjes së Azemit ai nuk na lakonte emrin, pavarësisht se dihej që Fatmiri e kishte kryer aktin.
Kurse tani ai na akuzon publikisht pa pasur asnjë bazë apo dëshmi për një gjë të tillë se shpërblejmë njerëzit për t’ju kundërvënë Saliut, siç tha në një emision.
Në vitin 1997, kur Kosova martire po përgatitej për t’ju kundërvënë makinerisë serbe, në tokën mëmë organizohen firmat piramidale dhe hapen depot e armëve.
Në këto rrethana, Saliu duke parë se po i rrezikohej pushteti, kërkon mbështetjen njerëzore nga veriu i Shqipërisë dhe pikërisht nga Tropoja.
Qëllimi i Saliut ishte të përdorte veriun kundër jugut për të realizuar qëllimet e tij të mbrapshta.
Në këtë kohë kryetar i Komitetit të Shpëtimit ka qenë vëllai ynë Fatmiri, i cili nuk ju përgjigj thirrjes së Saliut, që ka qenë president vendi.
Fatmiri shprehej se “… nëse kanoset siguria kombëtare nga pushtuesit e huaj, ne jemi të gatshëm në çdo kohë…”
Këtu është edhe momenti kur Saliu arriti në përfundimin se ne duhet të zhdukemi nga faqja e dheut.
Lufta e tij vazhdon ndaj familjes sonë edhe në ditën e sotme.
Saliu e ka vrarë Tropojën dhe i ka përdorur vrasjet për pushtetin dhe interesat e tij karrieriste dhe private”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img