07,02,2025

Moti për vikend, këshilla për disa persona që mos të dalin nga shtëpia në këtë kohë!

Must Read

Pas këtyre reshjeve që u shfaqen sot në pjesën e dytë të ditës,si pasojë e zhvillimit të vranësirave dhe luhatjes së fushave barike, vikendi do të jetë kryesisht me mot të qetë dhe me intervale të gjata me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Indeksi i UV do të jetë në vlerat e e rrezikut, kështu që personat që kanë probleme me frymëmarrje dhe sëmundje tjera kronike nga ora 10-17 të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit ose të marrin masa mbrojtëse (shih këshillat e Institutit kombëtar).
Kështu që kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për disa shtresa, ndërsa favoritë do të jenë bujqit të cilët mund ta vazhdojnë akcionin për korrje- shirje.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur personi që ishte zhdukur, ndalohet një i dyshuar

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për  48 orë një person për shkak të dyshimit për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img