Por, pas intervenimit të Policisë së Kosovës, hajni ishte kapur dhe shuma e parave në vlerë prej mbi 2000 euro i ishte kthyer pronarit. E, ai nuk ishte caku i vetëm i hajnisë në deri sa po kryente ushtrimet fizike.
“Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë kanë raportuar se derisa ishin në fitnes, i dyshuari mashkull K-Shqiptar ua ka vjedhur portofolat në të cilët njëri kishte 2090 euro para të gatshme dhe tjetri 390 euro. Gjatë intervistimit tek i dyshuari janë gjetur paratë e vjedhura të cilat i dyshuari i kishte fshehur në rroba dhe i njëjti ka sulmuar njërin nga zyrtarët policorë që ishte duke e intervistuar”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net
.