Nënshkrimi i kontratave të reja të KF “Ferizaj” për sezonin e ardhshëm futbollistik dhe mbetja jashtë këtyre kontratave ,tani më , ish ndihmës trajnerit dhe trajnerit për portier ka nxitur reagimin e tifozerisë ferizajase “Ultras Ujqit”
Reagimi i “Ultras Ujqit” ka të bëjë me mos angazhimin e ndihmës trajnerit Xhelal Koxha dhe trajnerit për portier Jeton Bislimi.
“Dy këta persona që kanë dhënë shumë, kanë dhënë atomin e fundit të forcës së tyre që klubi të hec përpara, edhe kur askush nuk ishte pran klubit këta dy persona nuk e lan klubin vet e sot dikush qohet dhe i shkarkon pa asnjë arsye. Kjo duket shumë e padrejtë. Ultras Ujqit kërkojnë rikthimin e menjëhershëm të tyre në Klub, ose do vazhdojmë me lloje tjera të protestimit” thuhet në reagimin e tifozerisë “Ultras Ujqit.
Në anën tjetër, kryetari i Klubit KF “Ferizaj” Ekrem Mustafa i tha FerizajPress se këtu nuk bëhet fjalë për kurrfarë shkarkimi.
“Ndihmës trajneri Koxha dhe trajneri Bislimi kanë pasur një kontratë deri në përfundim të kampionatit e cila ka përfunduar me përfundimin e sezonës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kryetrajnerin Selmani. Klubi ka nënshkruar kontratën e re me kryetrajnerin Selmani për sezonin e ardhshëm. Pas kësaj kryetrajneri Selmani ka bërë përzgjedhjen e tij për ndihmës trajner dhe trajner për portier sipas vlerësimit të ti. Është pjesë e stafit me të cilën duhet të punoi kryetrajneri , prandaj besoj që kjo do të jetë në dobi të klubit dhe sukseseve të tij” ka thënë Mustafa