15,11,2024

Monografia “15 Vite Festë Futbolli” e autorit Shaban Sinani, sapo doli nga shtypi

Must Read

Tashmë pesëmbëdhjetë vite në Tetovë, Durrës, Pejë, Ulqin dhe Tërnoc, futbolli për fëmijët frymon shqip. Janë këto qytete shqiptare që sollën këtë turne mbarëkombëtar në fushat e tyre sportive në radhë të parë për të promovuar miqësinë ndërshqiptare tek gjenerata më e ndjeshme, ajo e moshës deri 15 vjeçare dhe për të lidhur ura bashkëpunimi ndërmjet këtyre qyteteve edhe në sfera të ndryshme jashtësportive.
“Projekti i Turneut Mbarëkombëtar të Futbollit për Fëmijë, kombinohet motivimi, sporti dhe kultura ndaj edhe unë si zëdhënës i këtij manifestimi gjithë kombëtar por dhe si gazetar sportiv isha i obliguar që të grumbulloj të gjitha materialet dhe faktet nga 15 turnetë e zhvilluara që të dokumentohen për t’iu shërbyer gjeneratave që vijnë për të mësuar për ndodhitë sportive në rrafshin mbarëkombëtar në dy dekadat e fundit. Jam krenar me faktin se puna shumëvjeçare u materializua me daljen në dritë të librit “15 Vite Festë Futbolli”, deklaroi Shaban Sinani autor i librit. Ai më tej shtoi se: “Duke pasur para sysh se qëllimi parësor ka qenë dhe është, shoqërimi i ndërsjellë, krijimi i kushteve që fëmijët futbollin ta shohin si argëtim dhe lojë, për të krijuar kushte për progres individuale dhe zhvillimin e kreativitetit, shfrytëzoj rastin të falënderoj ideatorin NaimKërçukun ish-drejtorin e Qendrës Kulturore të fëmijëve të Durrësit, koordinatorin pë qytetin e Tetovës MuzaferLivoreka dhe te gjithë koordinatorët të qyteteve pjesëmarrëse për bashkëpunimin në grumbullimin e fakteve”.
Redaktorja e librit, Sadije Aliti theksoi se: ”Përmbledhja e këtyre aktiviteteve është një dëshmi e kohës, se barrierat që i shkaktojnë kufijtë e shumtë në copëtimin e trojeve etnike shqiptare, nuk mund ta ndajnë e copëtojnë shpirtin e shqiptarëve. Këto ngjarje të gjeografisë shqiptare vunë vulën e një ardhmërie pikërisht te gjeneratat e reja duke ndërtuar ura afrimi e bashkëpunimi se gjaku i shqiptarit është një.Shoqërimi i fëmijëve në familjet nikoqire dëshmon për traditën shekullore të mikpritjes shqiptare”.
Për hartimin e kësaj monografie janë shfrytëzuar kontributet e bëra në gazetën e përditshme në gjuhën shqipe FAKTI , gazeta elektronike “Yll Press, në TV Art, Art Channel dhe Klan Maqedoni.Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut e ka përkrahur financimin e këtij libridhe Komunën e Tetovës e cila gjithmonë ishte në përkrahje të këtij projekti. Promovimi i këtij libri parashihet të bëhet në pesë qytetet ku edhe është zhvilluar Turneu Mbarëkombëtar të Futbollit për Fëmijë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img