29,11,2024

Monografi kushtuar Mulla Ramë Bibajt

Must Read

Ferizaj. 11.03.2017. Në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj, është bërë promovimi i biografisë kushtuar Mulla Ramë Bibajn.
Në këtë promovim morën pjesë struktura udhëheqëse të qytetit, drejtues të Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe shumë mysafire të tjerë.
Në hapjen zyrtare të këtij promovimi, numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa është shprehur se ara pak ditësh po në këtë sallë, është promovuar monografia për heroin Rexhep Bislimi, ndërsa sot po flasim për një personalitet tjetër, që ka lënë gjurmë mirësie, burrërie e atdhetarie, Mulla Ramë Hysenin dhe ky fakt më gëzon.

 

“Brenda pak vitesh në Ferizaj janë bërë aq libra për figura të shquara të kësaj ane, sa nuk janë bërë për dekada të tëra në të kaluarën. Të mos themi se libra dhe emisione dokumentare për ata që u dalluan në jetën e përditshme, në luftë e në paqe, dikur nuk kishte fare në këto anë. Pra është kënaqësi e madhe dhe shumë e rëndësishme që po e shkruajmë historinë. Pa hyrë në analiza për vlerën e punimeve që po bëhen, vetë publikimi i veprave monografike, po vendos themelet e kultivimit të një sistemi vlerash, duke ua dhënë personaliteteve të caktuara vendin që e meritojnë. Dhe ky sistem vlerash, që është ende në fillim, është shumëdimensional. Veç popullarizimit, njohjes dhe afirmimit të figurave të dalluara nga e kaluara jonë e afërt dhe e largët, publikimet e shpeshta të kësaj natyre, na japin mundësinë e krahasimit dhe e vlerësimit edhe të vetë atyre publikimeve, për ta ngritur në këtë mënyrë cilësinë e punës së autorëve që merren me studimin e së kaluarës. Duke u nisur nga vetja ime, mund të konstatoj se libri për Mulla Ramë Bibajn, që nga dje, ma ka bërë shumë më të njohur këtë personalitet. Kisha dëgjuar edhe më parë për të, por nuk kisha njohuri aq sa kam tani. Dhe ndihem shumë mirë që tashmë kam një përfytyrim shumë më të qartë për këtë figurë fetare e atdhetare, për këtë burrë që njihej gjerësisht jo vetëm në rrethinat e Ferizajt, por kudo ku punoi e veproi. Do të doja që të kem përfytyrime më të plota edhe për plot personalitete të tjera të së kaluarës sonë të afërt e të largët, sepse vetëm duke i njohur më mirë njerëzit që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive dhe individuale, ne krijojmë pika reference për vlerat tona dhe i bëjmë nder vetes sonë, por, gjithashtu kultivojmë vlerat pozitive dhe, në një mënyrë, ua lajmë borxhin sakrificave dhe mundit që kanë bërë të parët tanë për vendin dhe shoqërinë tonë”, është shprehur kryetari Svarqa.

 

Të pranishmit në këtë promovim i ka përshendetur edhe Bujar Efendi Hasani i cili ka vlerësuar tejet lart kontributin e Mulla Rame Bibajt.
“Sot është një ditë e madhe kur kemi marrë guximin e publikimit të biografive të hoxhallarëve të cilët i kontribuuan këtij vendi dhe komunës sonë. Janë këta hoxhallarë që na mësuan si ta ruajmë identitetin tonë kombëtar dhe fetar” ka thënë Bujar ef. Hasani.

Për jetën dhe veprën e veprimtarit të Mulla Ramë -Bibaj, ka folur edhe Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, Fahrush Rexhep
“Gjatë historisë shumë figura fetare dhanë kontribut të madh edhe në çështjen kombëtare. Këto personalitete dhanë një kontribut të madh në emancipimin dhe arsimimin e popullit shqiptarë në trojet tona. Mulla Ramadan Hyseni është  personalitet i cili krahas edukimit fetarë në Medresenë e madhe në Shkup,  u ngrit edhe në çështjen kombëtare. Mulla Rama dha një kontribut të madh edhe në ndalimin e shpërnguljes së viteve 50-ta.Ai gjithmonë ka predikuar edhe thënien e Mulla Idriz Gjilanit “Ska fe pa atdhe”, ka thëne Fahrush Rexhepi.

Në emër të familjarëve të pranishmit me këtë rast i ka përshëndetur  Fehmi Haxhiu, imam në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Në fund është shfaqur edhe një film i shkurtër dokumentar kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Mulla Ramë Bibajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img