04,05,2024

Molliqaj: I kërkojmë shtetit t’i publikojë xhirimet e kamerave

Must Read
Dardan Molliqaj

“Xhirimet ekzistojnë, policia i ka marrë, nëse nuk del se si po themi atëherë marrim përgjegjësi”, ka thënë Molliqaj në Zona e Debatit.

“Garantojmë se këtë që po e themi sonte, se e dimë se ku ka qenë secili nga aktivistët tonë. Ne po i kërkojmë shtetit që ato kamera që i ka t’i bëjë publike”.

“Kurse dëshmitë me njerëz. Në rastin e Atdhe Arfitit janë dy shokë të tij që kanë qenë me të. Te Frashër Krasniqi ka qenë në shtëpi dhe për të e dinë vetëm të afërmit”.

“Janë kamerat, është telefoni dhe janë deklarimet e qytetarëve që përputhen. Kurse për njerëzit në rrugë që të pyetën është problem, pasi nuk mund t’i thuhet dikujt se kënd e ke parë para tyre javëve”, ka pohuar sekretari organizativ i Vetëvendosje.

“Egzoni dhe Astriti kanë qenë në njërën nga palestrat, ku trajneri është i gatshëm me dëshmuar. Kemi prova që dëshmojnë dhe këto prova nuk janë tonat”, shtoi Molliqaj.

Ai shton se dy muaj më parë i kanë prezantuar këto fakte por vetëm me fotografi, ndërsa tash e kanë përgatitur edhe me video, që të tregojnë se ku gjendeshin aktivistët që akuzohen se kanë sulmuar Kuvendin.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img