22,10,2025

Molde e mposht lehtësisht Laçin në Ligën e Evropës

Must Read

Kurbinasit nuk mundën dot të rezistojnë në takimin e parë të vlefshëm për turin e dytë kualifikues të UEFA Europa League, përballë skuadrës norvegjeze të Molde, e udhëhequr nga ish-sulmuesi i famshëm i Norvegjisë dhe Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer. Bardhezinjtë nga Shqipëria janë ndëshkuar që në minutën e 6’ pas një 11-metërshi të akorduar në favor të vendasve, e shndërruar në gol nga Haaland.
Më pak se 20 minuta më vonë, Hestad ka dyfishuar avantazhin në favor të Molde, ndërsa James në të 79’ ka vulosur fitoren e norvegjezëve në shifrat 3-0, për të hedhur kështu një hap të sigurtë drejt kualifikimit.
Ndonëse zyrtarisht gjithçka do të vendoset pas një jave, me të zhvilluar ndeshja e kthimit në Shqipëri, praktikisht skuadra kurbinase, në disavantazhin e tre golave, tashmë përgatitet të përfundojë aventurën europiane. Laçi arriti të kualifikohet për në turin e dytë të UEFA Europa League pasi eliminoi në turin e parë skuadrën qipriote të Anorthosis.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohet instruktorja e shoferëve për kundërvajtje në trafik

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor gjatë kontrolleve të rregullta në komunikacion, ka ndaluar një automjet të auto–shkollës në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img