Do diskutohet për të ardhmen e tij. Pra, vetëm pas disa ditësh do kuptohet vërtet nëse misioni i pamundur i Interit do marrë “fluturimin” dhe do bëhet i mundur.
Krerët zikaltër, në këtë fazë, mundet vetëm të shohin e të presin me besim.
Pikënisja e “telenovelës” Luka Modriç nuk ka ndryshuar: kapiteni i Kroacisë, me pushime gjatë ditëve të fundit në Sardenjë me bashkëshorten Vanja, po mendon largimin nga Reali i Madridit pas pesë sezonesh e shumë suksesesh (përfshi “pokerin” e Champions-ve në vitrinë); përmes menaxherëve të tij, siç u raportua nga mediat italiane, ka dhënë gatishmërinë për t’u transferuar tek Interi ku do bashkohet me bashkëkombësit e tij Brozoviç, Perisiç e Vrsaliko.
Gjithçka, megjithatë, do varet nga takimi me Florentino Perezin, të cilit do i duhet të “lirojë” lojtarin më të mirë të Botërorit rus me kushte të përballueshme nga zikaltrit: sipas italianes “Il Giornale”, marrëveshja mund të arrihet mbi një bazë prej 15 milionë eurosh për huazimin njëvjeçar plus 25 për blerjen (40 milionë euro në total), ndërsa për Modriç 10 milionë euro neto në sezon për 4 vite (80 milionë kostoja e përgjithshme, ndryshe nga “Gazzetta” që fliste për 150-160 milionë përfshi pagën).
Must Read