Lajme

Mjete të dyshuara shpërthyese në Han të Elezit dhe Rahovec

By FerizajPress

April 11, 2016

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara ka pranuar informatë për mjete të dyshuara shpërthyese në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit dhe në fshatin Brestovc të Rakovecit.

“Ankuesi mashkull nga Seqishta e Hanit të Elezit ka raportuar se në rruge ka vërejtur  një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësit policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësit për deminim i FSK-se  ka konstatuare se nuk behet fjale për mjet shpërthyes por për një aparat për shuarjen e zjarrit.

Ankuesi mashkull nga Brestovci i Rahovecit ka raportuar se derisa ishte duke punuar ka hasur ne një mjet te dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK se ka tërhequr mjetin e dyshuare ne mënyre te kontrolluar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.