25,11,2024

Mjeku ferizajas Fatmir Dalladaku, injekton vaksinën e parë anti Covid në Gjermani

Must Read

Fotoja e ditës në Gjermani dhe jashtë saj ndërlidhet me emrin e mjekut  ferizajas, Fatmir Dalladaku, i cili sot i injektoi vaksinën e parë anti Covid-19, të moshuarës, Gertrud Haase 101 vjeçare në Berlin, e cila duke i shtrënguar dorën mjekut shqiptar e falënderon përzemërsisht – Po cili është rrugëtimi jetësor i doktor Fatmir Dalladakut deri te majat e mjekësisë botërore?!

Përgatiti: Rexhep Rifati

Sot nga Oculus News bëhet e ditur se tashmë edhe në Gjermani ka filluar sot vaksinimi si edhe në gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Pikërisht në Berlin mjeku shqiptar Fatmir Dalladaku vaksinoi pacientin e parë atje, një grua 101 vjeçare në shtëpinë e të moshuarve në Steglitz, Berlin, njofton BZ- Berlin.

Edhe disa nga mediat shqiptare, transmetuan lajmin se: 101-vjeçarja, Gertrud Haase, ka qenë personi i parë që është vaksinuar kundër koronavirusit nga  një mjek kosovar në shtëpinë e pleqve “Agaplesion Bethanien Sophienhaus”. Nga televizioni RBB 24, p¨rmes objektivit shkëputa ca foto gjatë transmetimit ku kjo e moshuar përzemërsisht falënderon mjekun shqiptar, duke thënë se fare nuk e ka marr vash momentin e injektimit.

Pak të dhëna sa i përket rrugëtimit jetësor të kardiologut Fatmir Dalladaku, i cili është me origjinë nga Ferizaj dhe i përket grupit të mjekëve ferizajas që kanë bërë emër në Perëndim, bashkë me doktor Safet Beqirin, tashmë i ndjerë dhe kardiokirurgu, Ramadan Jashari në Belgjikë i cili sivjet ka skanuar situatën e pandemisë botërore Covid-19 në shtetin e Belgjikës, vendi ku jeton dhe punon.

Me të diplomuar në mjekësi të Fatmir Dalladakut, që rrjedh nga një familje e njohur atdhetare, nga babai Hysen Daladaku, i dënuar për veprimtarinë e tij në NDSH-e, pata bërë një shkrim për te, ndaj edhe njëherë me këtë rast po i kthehem biografisë së tij: Fatmir Dalladaku është i lindur në Ferizaj më 5 dhjetor 1953, qytet ky edhe ku ka kryer gjimnazin i cili rekrutoi një plejadë të fortë maturantësh nga të cilët një pjesë e mirë e tyre do të diplomoi në fakultetin e mjekësisë në Prishtinë në vitin 1979, ndërsa do të vazhdojë  dhe përfundoi studimet pasuniversitare në fakultetin mjekësor të Universitetit të Zagrebit në Kroaci, nën drejtimin e Prof. Dr. Ivo Despot.

Midis viteve 1979- 1982, Fatmir Dalladaku ka punuar në qendra të shumta të kujdesit shëndetësor parësor në të gjithë Kosovën, gjegjësisht  dhe në qendrën e krizave në Prishtinë. Një kohë punoi në kliniken kirurgjikale që drejtohej nga Prof. Gazmend Shaqiri, në vitin 1985.

Do theksuar se doktor Fatmir Dalladaku është i njohur më së shumti për kryerjen e operacioneve të para me zemër të hapur në Kosovë, si dhe për punën e tij mbi baza vullnetare, për pacientët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij profesionale në Gjermani, duke filluar nga 1989. Në përpjekjet për tu kthyer në Prishtinë dhe për të ngrit një objekt të tij shëndetësor, hasi në pengesa të veçanta administrative./prointegra.ch

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img