Njëzet e katër vjeçja, emri i së cilës s’është bërë publik, kishte vërejtur se po shtonte peshë përkundër faktit që ndodhej në dietë, transmeton Express.
Pas skanimeve, mjekët zbuluan se ajo po vuante nga një cist ovarian, i cili ishte rritur fuqishëm gjatë 11 muajve.
Deri në kohën e operacionit, cisti kishte një densitet prej 31 kilogramëve, si dhe e kishte vënë atë në rrezik që të pësonte sulm në zemër pasi që ia kishte shtrydhur organet e brendshme, që nënkupton se ajo kishte probleme në të ecur, frymëmarrje dhe ngrënie.
Vitin që shkoi, doktori Erik Hanson Viana, e kreu operacionin në te në spitalin e përgjithshme të Meksikës, duke ia larguar cistin.
Tash, pas më shumë se gjashtë muajve, 24-vjeçarja mund të ecë përsëri dhe i është rikthyer jetës normale./Express/