Ky mish nuk dihet se cilin shtet e ka destinacion, por ekziston mundësia që të përfundojë edhe në tregun e Kosovës.
Por autoritetet kosovare thonë se pikat kufitare kontrollohen nga inspektorët veterinar, dhe pa kontrollin e tyre malli nuk zhdoganohet.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka thënë për lajmi.net se asnjë ngarkesë nuk kalon pa u kontrolluar dhe verifikuar.
“Inspektorët janë në të gjitha pikat kufitare dhe se asnjë ngarkesë në vendin tonë nuk kalon pa u kryer të gjitha procedurat doganore ndër të cilat hyn edhe verifikimi veterinar ushqimor. Në pikat kufitare dhe terminalet doganore nuk zhdoganohet asnjë produkt pa kaluar nëpër kontrollet e inspektorëve veterinat”, ka thënë Thaci.
Ndryshe mediat serbe dje kanë raportuar se janë marrë masa shtesë nëpër pikat kufitare, sepse mishi mund të përfundojë në treg./Lajmi.net/
.