11,09,2025

Mirlinda Bytyqi Rexhepi, caktohet nënkryetare e Gjykatës Themelore në Ferizaj

Must Read

Ferizaj, 18 tetor 2021- Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka aprovuar propozimin e Mustaf Tahiri – kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, për caktimin e nënkryetarit të gjykatës, gjyqtares Mirlinda Bytyqi Rexhepi.

Mandati i gjyqtares Bytyqi Rexhepi, në pozitën e nënkryetares së gjykatës do të jetë pesë (5) vjeçar, njëjtë me mandatin e kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Në vijim gjeni biografinë e gjyqtares Bytyqi Rexhepi:

Mirlinda Bytyqi Rexhepi është gjyqtare e Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Civil në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Bytyqi Rexhepi, ka diplomuar në vitin 2005 në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik, ndërsa studimet postdiplomike i ka përfunduar në dhjetor të viti 2008 në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik, drejtimi financiar, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2014.Nga viti 2005 deri në vitin 2010, ka punuar mësimdhënëse e Edukatës Qytetare në Shkollën Fillore “Ganimete Tërbeshi” – Ferizaj, ndërsa gjatë kësaj periudhe gjatë vitit 2008, ka qenë drejtore e filialit K.S. ”Elsig” në Ferizaj. Prej vitit 2011 deri në vitin 2012 Bytyqi Rexhepi ka ushtruar detyrën e praktikantit gjyqësor në Gjykatën Komunale Ferizaj. Nga viti 2014 deri në muajin korrik 2016 ka punuar si mbrojtëse e viktimave pranë ZMNV-së në Ferizaj, për të vazhduar me pozitën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Më 31 korrik 2017 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img