03,05,2024

Mirlinda Axhami-Hysa zgjedhet kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së  në Kaçanik

Must Read

Kaçanik 12 Nëntor 2016.   Forumi i Gruas i LDK-së Dega në Kaçanik  këtë të shtunë ka mbajtur  Kuvendin Zgjedhor ku për kryetare nga delegatet  e këtij subjekti është zgjedhur Mirlinda Axhami-Hysa.

Këtë kuvend e ka përshëndetur Ministri i Transportit në Qeverinë e Kosovës  Lutfi Zharku dhe  Lirije Kajtazi kryetare e Forumit të Gruas  së LDK-së, njëherit deputete  e Parlamentit të Kosovës.

Këtë tubim e ka përshëndetur edhe kryetari I degës së LDK-së  në Kaçanik, prof  Selim Reka.

Reka ka çmuar lartë rolin e gruas në angazhimin e sajë në politikë.

“Pa  gruan në politikë do të kemi një pabarazi  gjinore  dhe shklelje  të së drejtës elementare  qytetare” ka thënë  Reka.

Delegatet e këtij Kuvendi zgjodhën për Kryetare të FG LDK-së – Dega në Kaçanik znj.Mirlinda Axhami-Hysa .

Kryetarja e sapo zgjedhur Mirlinda Axhami-Hysa  tha se LDK është parti e vlerave dhe demokracisë.

“Kam zgjedhur të jem anëtare e LDK-së  sepse është parti e demokracisë së shëndetshme  dhe vlerave reale.Si kryetare re këtij forumi synim i imi do të jetë  zgjerimi i rrjetit të gruas , fuqizimi politik dhe ekonomik me theks të veçantë  të gruas  kaçanikase” tha  Axhami-Hysa.

Kryesia e LDK-së, dega në Kaçanik ka  falënderuar  Kryetaren e mëparshme,  Nazife Krasniqi, për angazhimin dhe kontributin e saj të çmueshëm gjatë mandatit të saj .

15058780_1183872864992958_996808773_n 15049598_1183872961659615_342056072_n  15046454_1183872821659629_965170689_n 15046166_1183872814992963_1120597523_n

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img