20,12,2025

Mirena: Labi nuk e zëvendëson Mimoza Kusari-Lilën në AKR

Must Read

Gazetari dhe analisti politik Ilir Mirena, mendon se Labinot Tahiri nuk e zëvendëson dot figurën e Mimoza Kusari Lilës, e cila është larguar nga Aleanca Kosova e Re për të themeluar një parti të vetën.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Mirena ka thënë se Presidenti i kësaj partie Behgjet Pacolli, u braktis nga njerëzit që i kishte pranë vetëm kur ishte në qeveri.

“Sipas meje jashtë personalitetit të Pacollit ekziston diçka boshe. Ky ekipi që është pa përkrah Pacollit në momentet më kruciale e kanë braktisur atë, siç janë Fadil Ismajli, Korab Sejdiu, etj”.

“Nuk e di figurën e Mimoza Kusari-Lilës si do të mund ta zëvendësojë Labinot Tahiri”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img