Kjo rezolutë mori 74 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime.
Kjo rezolutë e paraqitur nga Pal Lekaj i AAK-së si iniciues i debatit e cila ka marr pëlqimin edhe të grupeve tjera parlamentare, përbën katër pika, ku kërkohet që: Të rrënohet ndërtimi i murit ilegal brenda janarit të vitit 2017, Qeveria e Kosovës të ndërmarr veprime ligjore ndaj kompanive që kryejnë ndërtime ilegale dhe muri të trajtohet si objekt pa leje, Ura mbi lumin Ibër të mos ndryshohet dhe ti ketë elementet që ishin në vitin 1999, të bëhet e mundur që qytetarëve në veri tu mundësohet kthimi sa më shpejt në shtëpitë e tyre.
Pal Lekaj si iniciues i debatit parlamentar për këtë çështje, duke lexuar pikat e rezolutës të hartuara në pajtim me të gjitha grupet parlamentare, ka thënë se kërkesë e tyre ka qenë edhe shkarkimi i ministres Edita Tahirit dhe ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, shkruan lajmi.net
Ai ka thënë këto pika i kanë hequr pasi nuk ka pasur vullnet për votim nga dy partitë në pushtet PDK-LDK dhe se për AAK-në prioritet është heqja e murit.
“Ne kemi kërkuar që Mutafa të shkarkojë ministren Tahiri, negociatat me Serbinë të ndërpriten me njëherë, por duke par që dy partitë në pushtet nuk ishin të gatshme, ne vendosëm ta ndryshojmë pasi prioriteti i ynë është që të hiqet muri”, ka thënë Lekaj.
Vërejte për tekstet e rezolutës dhanë shumë deputetë, për të cilin u tha se nuk saktësohet për cilin mur bëhet fjalë dhe kush e ka ndërtuar si dhe s’ka një subjekt të cilit i drejtohet. /Lajmi.net/
.