19,12,2024

Miratohet në Kuvend, marrëveshja për shërbime shëndetësore e sociale mes Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosova

Must Read

Ferizaj.01.11.2018. Gjatë ditës së sotme është vazhduar mbledhja e Kuvendit të Komunës, e cila ishte ndërprerë gjatë ditës së djeshme. Me të filluar kjo mbledhje Kryesuesja e Kuvendit të Komunës Kristina Gashi-Bytyçi e hodhi në votim propozim-vendimin për marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimin dy palësh në mes Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosovës e cila ka për qëllim rikthimin e projektit “Ngritja e përkujdesit social-shëndetësor, shtëpiak dhe ambulantor në Komunën e Ferizajt”. U tha se vlera e këtij projekti do të jetë 320 mijë euro, ku me 300 mijë euro do të financojë Komuna e Ferizajt, ndërsa Caritas Kosova me 20 mijë euro. Kjo pikë e rendit të ditës mori 22 vota, por pjesë e vazhdimit të kësaj mbledhje nuk ishin anëtarët e LDK-së dhe të Vetëvendosjes.
Në këtë mbledhje u mor vendim që të formohet edhe komisioni për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në Komunën e Ferizajt.
Nga Partia Demokratike e Kosovës u propozua Faik Sylejmani, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Përparim Çalaj, nga Aleanca Kosova e Re u propozua Vesel Ramadani, ndërkaq nga Drejtoria e Urbanizmit do të jetë Fatbardha Ajeti, vendet e rezervuar në këtë komision i ka edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja.
Po ashtu u mor vendimi edhe për shpërndarjen e druve të zjarrit për familjet skamnore, dru këto të cilat janë konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img