02,07,2025

Miratohet Ligji për Pagat

Must Read

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar pakon legjislative të reformës së Administratës Publike.

Kryeministri Haradinaj, i cili nga ky vit ia rriti pagën vetes e kabinetit të tij qeveritar, tha se i vjen mirë që me ligjin e ri, paga do t’i ulet vetëm atij.
Ministri Mahir Yagcilar, ministria e të cilit ka hartuar projektligjin për nivelizimin e pagave, ka thënë se u nevojiten edhe 10 ditë kohë për t’u kompletuar pakoja e ligjeve për reformë në administratën publike.

Ndërsa, ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se ka një tendencë që realizimi i pagave të largohet nga MF-ja dhe të kalojë në ministrinë e Administratës.

Për projektligjin për paga, kërkesa kanë edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe ai i drejtësisë, Abelard Tahiri.

Sidoqoftë, edhe në këtë mbledhje, kryeministri Ramush Haradinaj i ka lutur ministrat që të shkojnë në seancat e Kuvendit.

Derisa ka ndarë 228 mijë euro për Shoqatën e Invalidëve të UÇK-së për rehabilitimin e personave në nevojë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img