21,12,2024

Miratohet agjenda për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Must Read

Në prag të nëntë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri me bashkëpunëtoret e tij, ka mbajtur një takim me drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta ë UÇK-së, në mënyrë që të diskutohet lidhur me agjendën e kësaj ditë.

Me këtë rast kryesuesi Guri, këtë ta fundit i ka njoftuar lidhur me agjendën për shënimin sa më dinjetoz të kësaj ditë, duke theksuar se do të ketë aktivitete nga më të ndryshmet.

Edhe drejtues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, u pajtuan e agjendën e prezantuar nga përfaqësuesit e komunës së Ferizajt, ndërsa ju bënë thirre të gjithë qytetarëve ferizajas që të marrin pjesë në shënimin e kësaj ditë.

U bë e ditur se aktivitete për shënimin e kësaj dite kanë filluar nga sot me një turnir në ping-pong, për të vazhduar me nje turnir në shah, në futsallë, ndërsa gjatë ditëve në vazhdim do të ketë orë letrare, ligjërata për trashëgiminë kulturore, do të ketë shfaqje teatrale si dhe një koncert nga Banda frymore e Shkodrës.

Ndërsa me datën 17 shkurt është përpara që të ketë, mbledhje solemne në sallën e Kuvendit të Komunës, homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj ku do të përcjellin nga Banda Frymore e Shkodrës, do të ketë shfaqje shfaqje fëmijë nga teatri “Xixiellonja-F”, pastaj do të fillohet edhe me një koncert në bulevardin e qytetit nga ora 13:00 deri në orën 21:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img