Për më tepër, ky nuk është rasti i parë që kryeministri i Shqipërisë fol për shtetin e Kosovës gjatë takimeve me homolgun e tij, Aleksander Vuçiq.
E gjithë kjo situatë, u diskutua edhe sot në Komisionin për Punë të Jashtme të Shqipërisë ku mes tjerash u tha se marrëdhëniet me Kosovën janë në pikën e tyre me të ulët.
Por krejt këto pretendime i hedh poshtë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi. Ai në një prononcim për lajmi.net tha se kryeministri Edi Rama nuk ka thënë asgjë që nuk është e vërtetë dhe kjo nuk ndikon aspak në marrëdhëniet mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Në këto deklarata z Rama i ka thënë disa të vërteta dhe kjo nuk i cenon aspak marrdhëniet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Rama nuk ka folur në emër të Qeverisë së Kosovës por ka folur në interes të Kosovës”, është shprehur Minxhozi.
Ai sqaron se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të prishën nga siç i quajti ai, çdo lloj hatër mbetje.
Rikujtojmë se pavarësisht që ishte një takim mes kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Serbisë, Vuçiq ka marrë përsipër të flasë me Ramën për disa nisma në Kosovë.
Kryeministri serb i ka shprehur Ramës rëndësinë e ndërtimit të autostradës Nish-Prishtinë, po ashtu edhe nismën për një linjë ajrore direkte Beograd – Prishtinë.
Ishte ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj i cili tha se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka të drejtën të flas ne emët të shtetit të Kosovës.
E, pas kritikave të forta që mori gjatë vizitës në Beograd, duke tentuar që të flas në emër të Kosovës dhe për Kosovën, Rama u sqarua disi.
Gjatë një fjalimi “live” në Facebook, Edi Rama duke iu përgjigjur pyetjes së një komentuesi, sqaroi duke thënë se “Ne nuk flasim në emër të Kosovës, kjo është e drejta dhe detyra e Prishtinës, ne flasim për Kosovën, kjo është detyra dhe e drejta jonë!”, ka qenë përgjigjja e tij. /Lajmi.net/
.