09,10,2024

Minxhozi: Demarkacioni nuk zgjidhet me flamuj

Must Read

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka kërkuar nga pushteti dhe opozita kosovare që të dialogojnë për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ai ka thënë se vendosja e flamujve nuk e zgjidh këtë problem.

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, i ka bërë thirrje pushtetit dhe opozitës kosovare që të dalin nga pozicionet që kanë dhe të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Minxhozi një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se çështja e demarkacionit nuk zgjidhet duke vendosur flamuj, por duke dialoguar dhe ka porositur palët që të kenë më pak sherre mes vete. Sipas tij, rol të rëndësishëm në këtë çështje mund të luajë edhe shoqëria civile.

Ai është shprehur i kënaqur me shkallën e bashkëpunimit në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, derisa si të arritur të rëndësishme e ka paraqitur lajmin për largimin e kontrollit të dyfishtë kufitar në mes të dyja vendeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img