Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkroi Marrëveshjen e Mirëkuptimit me komunën përfituese të Ferizajt në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2021
Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri z.Enis Kervan sot ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Ferizajt në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2021 për projekte të investimeve kapitale.
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Enis Kervan përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:
– Ndërtimi i infrastrukturës në zona turistike – Parku i Pishave
Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
“Parkun e Pishave në Rahovicë-Mirosalë, jo vetëm e kthyem në pikë dendur të përdorur nga qytetarët për relaks e ecje, por me Memorandumin që nënshkrova sot me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, së shpejti aty do të investojmë që ta zgjerojmë gamën e përdorimit të këtij Parku, duke ndërtuar fushën sportive, kënde të lojërave për fëmijë, shtigje të reja të ecjes, ulëse e tavolina për frekuentuesit e Parkut dhe shporta të mbeturinave që të mbahet sa më pastër kjo hapësirë, plot frymëmarrje e energji e Ferizajt” ka thënë kryetari Ali.