30,01,2025

Ministria e Shëndetësisë ndryshon sërish datën: Masat antiCOVID hyjnë në fuqi nesër

Must Read

Qeveria e Kosovës mori dje vendim për vendosjen e masave të reja për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Pas mbledhjes së djeshme u deklarua se vendimet të cilat u morën për ndryshimin e masave të reja hyjnë në fuqi nga sot, me datë 29 gusht.

“Vendimi hyn në fuqi me datë 29.08.2021 dhe publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”.

Por një gjë e tillë ndryshoi përsëri.

Në publikimin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë u bë e ditur se masat antiCOVID të cilat u propozuan së fundi hynë në fuqi nga dita e nesërme, 30 gusht.

Në bazë të vendimi të Qeverisë, fillimi i vitit të i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, kur do të rivlerësohet situata. Gjithashtu rikthehet masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00. Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura.

Ministria e Shëndetësisë poashtu ka publikuar të detajuara të gjitha masat antiCOVID.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img