27,11,2025

Ministria e Infrastrukturës: Rrugët nacionale dhe rajonale në vend, të hapura për qarkullim

Must Read

Ministria e Infrastrukturës-MI ka njoftuar se rrugët nacionale dhe rajonale janë të hapura për qarkullim, shkruan Gazeta Monitor.
“Bazuar në të dhënat e mbledhura nga menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipeve tjera mbështetëse nga terreni, me gjithë reshjet e vazhdueshme të borës, rrugët në vend vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim, njofton MI.

“Ekipet mbështetëse të MI-së dhe kompanitë e kontraktuara nga MI po punojnë në mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve, ndërsa menaxherët rajonalë po e monitorojnë gjendjen e tyre”

Në njoftimin e MI-së, ndër të tjera thuhet se kjo ministri është duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës, si dhe me ekipet lokale nëpër komunat e Kosovës, për të mundësuar qarkullimin pa probleme.

Po ashtu kjo ministri këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes maksimal në komunikacion, të respektojnë Ligjin dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img