Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se edhe gjatë ditës së sotme ka pasur rrëshqitej të dheut në disa rrugë.
Ai ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodh edhe gjatë mbrëmjës, ku rreziku më i madh është në Kaçanik, Rugovë, Dragash e Brezovica.
Lekaj ka bërë thirrje që këto rrugë të shmangen sa të jetë e mundshme.
Postimi i plotë i tij:
Një përmbledhje e zhvillimeve të ditës së sotme sa i përket reshjeve të shiut të cilat kanë qenë me një dendësi me të ulët, dhe gjendjes në rrugët tona.
Raportimi ditor na tregon që gjatë paradites ka pasur rrëshqitje të dheut dhe nevojë për ndërhyrje në disa rrugë që të dërgojnë në pikat e larta të vendit.
Momentalisht të gjitha rrugët që menaxhohen nga Ministria e Infrastrukturës janë të kalueshme, por me rrezikun potencial që të kemi raste të njëjta edhe gjatë natës. Kaçaniku, Rugova, Dragashi, Brezovica janë më të ndjeshme në këtë aspekt, prandaj ju bëjmë thirrje që për sa të jetë e mundshme shmangëni lëvizjet në këto drejtime dhe respektoni shenjat që paralajmërojnë rrezikun dhe që tregojnë për shpejtësinë e lëvizjes.
Kompanitë e mirëmbajtjes janë në kujdestari, një bashkëpunim i ndërsjelltë do të bëjë që të tejkalojmë çdo situatë sado e vështirë që mund të jetë.