25,11,2024

Ministria e Infrastrukturës ia ndan 600 mijë euro Komunës së Skenderajt

Must Read

Mjetet financiare për realizimin e projekteve do të sigurohen nga Ministria e Infrastrukturës, kurse obligimet e Komunës së Skënderajt lidhur me realizimin e projekteve të lartëpërmendura janë: sigurimi i kushteve të nevojshme për realizimin e projekteve, procedurat e tenderimit, caktimi i komisionit për vlerësim, caktimi i projekt-menaxherit, si dhe përzgjedhja e komisionit për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projekteve, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambinetit dhe Planifikimit Hapsinorë dhe Ministrinë e Financave, si dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img