08,09,2024

Ministria e Infrastrukturës arsyeton gjobën prej 50 eurove ndaj shoferëve për mungesë të formularit

Must Read

Të gjithë shoferët që nuk e kanë me vete Raportin Europian të Aksidenteve mund të dënohen me 50 euro gjobë nga Policia.
Ndërsa kompanitë e sigurimeve që i pajisin klientët me këtë dokument mund të dënohen deri në 1500 euro.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar 942 gjoba nga Policia, prej të cilave shumë kanë qenë edhe për mungesë të këtij dokumenti, njofton Klan Kosova.

Nebih Shatri, drejtor i Departamentit të Automjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës ka thënë se ky dokument është bërë që të lehtësohet puna e policisë por edhe e palëve të aksidentuara me dëmtime të vogla.

“Gjoba është pak e lartë, por është bërë për ndërgjegjësimin e shoferëve”.

“Vetë emri i raportit tregon se është marrë prej Europës dhe se për dëme të vogla nuk ka nevojë që policia të shkoj tek vendi i aksidentit”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img