27,11,2024

Ministria e Arsimit: Greva e SBASHK’ut, e paarsyeshme

Must Read

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po e konsideron të paarsyeshme një grevë gjithëditore, të planifikuar për të hënën, 12 mars, në të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar grevën, pasi Qeveria e Kosovës ende nuk e ka çuar në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim Projektligjin për Punëtorët e Arsimit të viteve të 90‘ta të shekullit të kaluar.

Nënkryetari i SBASHK’ut, Lutfi Mani, ka thënë se pas grevave dy orëshe, SBASHK’u e ka parë të rrugës që të vazhdojë me një grevë gjithëditore, në mënyrë që, siç është shprehur ai, institucionet e vendit të reflektojnë ndaj kërkesave të tyre.

E, në një prononcim për Gazetën Express, zëdhënësi i MASHT’it, Valmir Gashi, ka thënë se Ministria i ka kryer obligimet e saj, dhe se e ka informuar Sindikatën që Ministria dhe Qeveria janë të vendosur që Projektligji t’i paraqitet sa më herët deputetëve.

“Veç asaj që ne e kemi procesuar tutje, pra ne i kemi kryer obligimet që kemi si MASHT, po ashtu kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me SBASHK’un”, ka thënë Gashi.

“Ata e kanë informatën e plotë që ne jemi të interesuar që sa më shpejt ky Projektligj i rëndësishëm të merr rrugën e duhur”, ka deklaruar Gashi për Express.

“Derisa SBASHK’u është në dijeni që vullneti i MASHT’it dhe i Qeverisë është që ky Projektligj të shkojë sa më parë në Parlament dhe të jetësohet, ne nuk e shohim të arsyeshme grevën e paralajmëruar”, është shprehur zëdhënësi i MASHT’it. /Express/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img