Gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare në Kroaci, Ministri i MMPH-së, Ferat Shala është pritur në takime të ndara zyrtare edhe nga Ministri iNdërtimit dhe Planifikimit Hapësinor LovroKuscevic dhe ai Punëve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës OlegButkovic,
Në takimin me Ministrin kroat të Ndërtimit dhe Planifikimit Hapësinor, Lovro Kuscevic, është folur për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në sektorin e planifikimit hapësinorë dhe urban në nivelin qendror dhe lokal, planet nacionale hapësinore, planet zhvillimore lokale, menaxhimin e kadastrit, procesin e lejedhënies dhe sistemet informative për këto fusha.
Në mënyrë specifike është adresuar nevoja e shkëmbimit të përvojave në procesin e legalizimit të objekteve të banimit dhe objekteve tjera infrastrukturore si dhe implementimin ekërkesave nga Direktivat e BE-së, në legjislacionin nacional për sektorin e planifikimit hapësinorë dhe atëtëkadastrit.
Gjatëtakimit me Ministrin Butkovic, është folur për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e infrastrukturës mjedisore nëveçanti por edhe në menaxhimin e ndikimeve mjedisore nga projektet e mëdha infrastrukturore sikurse janë autostradat.
Ministri Shala ka theksuar me këtë rast se: “Përvoja dhe shkolla kroate në ndërtimin e autostradave dhe përvoja në menaxhimin e tyre dhe në adresimin e kërkesave mjedisore në këtë proces do të ishte shumë e vlefshme për institucionet e Kosovës, meqenëse tanijemi në fazën e investimeve në këtë sektor”.
Po ashtu është diskutuar edhe për mundësitë e shkëmbimit të përvojave në organizimin e transportit të qëndrueshëm dhe rivitalizimin e transportit hekurudhor në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe realizimin e projekteve të mbështetura nga fondet e Bashkimit Evropian.
Ministri Shala, ka falënderuar të dy ministrat kroat për kontributin dhe gatishmërinë për të ndihmuar institucionet e Kosovës me përvojën e tyre, duke lënë të hapur mundësinë e thellimit dhe konkretizimit të bashkëpunimit përmes aktiviteteve tjera sikurse janë vizitat e bilaterale, forumet, iniciativat regjionale dhe shkëmbimittë dokumenteve strategjike dhe ligjore./Lajmi.net/