02,02,2026

Ministri Mustafa priti në takim Shefen e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova

Must Read

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, ka pritur në takim njoftues Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian /Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova.

Në këtë takim, ministri Mustafa e njoftoi znj. Apostolovas me prioritet e tij dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku vuri në pah se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jenë prioritet kryesore të punës së tij.

Gjithashtu, ministri Mustafa theksoi se MPB është e përkushtuar për të avancuar më tej  bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe vazhdimin e angazhimeve për menaxhimin e procesit pas liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në anën tjetër, znj. Nataliya Apostolova, pasi uroi ministrin Mustafa për detyrën e re, tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe se është e gatshme të ndihmojë Kosovën në plotësimin e kushteve në procesin e integrimit evropian.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së rëndë

Më 01.02.2026, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img