25,12,2024

Ministri Murati paralajmëron subvencionimin e qirave dhe pagave të punëtorëve të gastronomisë

Must Read

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media tha se masat shtesë kundër COVID-19 që kanë hyrë në fuqi sot janë të nevojshme për shkak se, siç thotë ai, situata është shumë e rënduar.

Vitia bëri apel që të respektohen masat, duke shtuar se deri sa të vaksinohen të gjithë qytetarët nuk janë të sigurt nga kjo pandemi.“I lusim te gjithë qytetarët që t’i përfillin masat. Qeveria po punon shume që t’i sigurojë vaksinat sa më shpejt. Po punojmë të gjithë, jo veç Ministria e Shëndetësisë, por edhe kryeministri Kurti e presidentja Osmani. Atë që kemi thënë dhe është treguar e saktë, pavarësisht vaksinimit ne duhet t’i respektojmë masat bazike, si maska, distanca, higjiena. Kemi mbi 900 pacientë të dyshuar e mbi 700 pacientë me oksiogjenoterapi e disa prej tyre në gjendje të rëndë”, u shpreh Vitia në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Ministri Vitia tha se varianti i ri britanik i coronavirusit është më i rrezikshëm dhe përhapet më shpejt e prek edhe të rinjtë.

Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, bëri të ditur se gjatë ditëve në vazhdim do të prezantojnë edhe disa masa që kanë të bëjnë me subenvcionimin e qirave të bizneseve dhe pagave, të cilët janë të prekur nga masat e reja të Qeverisë në luftën kundër COVID-19.
“Qëllimi është të ruhet jeta e njerëzve. Duke marrë parasysh situatën ekonomike, jemi të gatshëm të qëndrojmë pranë vendimeve të Qeverisë, sepse janë më të rëndësishëm sesa ekonomia. Kemi bërë të pamundura që as shëndeti ekonomik mos të dëmtohet. Sa i përket masave të reja që do të ndërmerren për bizneset që do të preken, ne kemi taku përfaqësuesit e sektorëve, ju kemi siguru që mbështetja nuk do të mungojë. Ideja është që të mbështetet dhe subvencionimi i qirasë dhe pagat fikse. Të ruhet shëndeti dhe vendet e punës. Shumë shpejt do të dalim me masat konkrete”, u shpreh Murati.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img